Dikur


Dikur më tha nona
Rri i drejt e mos bë gjona
Tjerët mi mërzit
Po rrugën duhesh me ditë
Se si do t’njofë bota
E rruga që unë zgjodha
Më dha sfida me miliona
Por synimin duke ditë
Malin unë e kom ngjitë
Dhe kurrë s’u dorëzova

Kom gjithçka
Që dikur kom dasht
Po kjo s’mundet me m’ndal
Se veç kur kom hangër
Kom kuptu sa unt jom konë
E tash
Ëndërroj tjera sene n’shtrat
Gjumi ende s’është rahat
Mendja hala si sahat
Sot jom zani atyne që kanë e ldhe që s’kanë
Dashtë Zoti unë përjetova të dy anët
Herët e kuptova se kush përnjimend m’ka dashtë
Por vonë e kuptova se sa dashakeqës ka
Dikur nuk e dija
Peshën që ka privatësia
Me mujtë famën do e jepja
Po t’i mbaja lekët e mia
Po ende lundron anija
Hala e njëjtë është ekipa
E vetmja gjë që ka ndryshu
Është xhirollogaria

Shumë njerëz kanë tentu
Me kontestu ato që kam fitu
Ama çdo sen që m’ka lëndu
E nuk më ka vra
Veç ma të fortë mu më ka ba

Dikur më tha nona
Rri i drejt e mos bë gjona
Tjerët mi mërzit
Po rrugën duhesh me ditë
Se si do më njofë bota
E rruga që unë zgjodha
Më dha sfida me miliona
Por synimin duke ditë
Malin unë e kom ngjitë
Dhe kurrë s’u dorëzova

Sot e shofim botën nga nalt
Boj 37 edhe pak
37 ndoshta t’duken pak po 27 janë t’lyme me gjak
Ishin të gjata ditët e tona kur t’i shofësh orët e vona
Kur t’i ngjosh problemet që bôm na
Edhe netët që s’ka fjetë nona
Edhe baba nga nalt n’qiell aty nalt
Unë zonin s’ja ngjoj ama ja kujtoj fjalët
Bir, bëhu burrë që me ty me u mburrë, mos e le ti kurrë nji anije n’baltë
Po kapiten se nji kapiten kurrë nuk e lën
Ai sa herë ka problem, jo, nuk ikën si qen po qëndron
Si luan edhe zgjidhjen e gjen
Tjerët kanë inat
Nuk ta bojnë ty tlumshin durt po thonë pate fat
Ty t’u thafshin krahët mor sakat, unë jam lodhë ditë e natë nuk e mora dhuratë
Ne na patën inat
Ama ne n’gjumë zemrën nuk i n’gjumë fjalët
Neve shkumë vetëm nalt, neve shkumë vetëm nalt edhe po rrimë nalt

Djersa n’ven t’vet edhe mundi i shkretë
Ne e bom të mirën e hodhëm n’det, na u kthye me shëndet
Edhe shëndetin e vumë për me fitu lekë edhe fitum lekë
Edhe sot ti nuk mund me na prekë se nuk jemi vet, ne na don
Nji shtet, ne na do nji milet
Histori e vërtetë

Dikur më tha nona
Rri i drejt e mos bë gjona
Tjerët mi mërzit
Po rrugën duhesh me ditë
Se si do t’njofë bota
E rruga që unë zgjodha
Më dha sfida me miliona
Por synimin duke ditë
Malin unë e kom ngjitë
Dhe kurrë s’u dorëzova