Alban Skenderaj

Përtej Horizontit


Imprimir canciónEnviar corrección de la canciónEnviar canción nuevafacebooktwitterwhatsapp


Dua te dal, dua te dal
Të flas me gotën
Dua të flas, e të bërtas
Të qesh me botën

Dhe njëherë të vetme të mos mendoj
Dhe njëherë të vetme të mos mendoj
Fjalët e tua do ti harroj
Për një herë te vetme nuk do të nguroj

Merrma dorën,shiko, jam ende gjallë
Dhe unë jetoj
Kthemë kohën që Zoti me ka falë

Kështu dhe fatin e parakaloj
Për ëndrrën tonë të vjetër
Kështu dhe diellin e sakrifikoj
Për një diell tjetër

Edhe detin me dallgë e sfidoj
Se i urrej zinxhirët
Kështu unë jetën e përfytyroj
I lirë ndër me te lirët
Në bote

Dua të dal, duhet të dal
Nga frika ime
Dua të flas e të bërtas
Nëpër agime

Përtej horizontit nuk ka kufij
Përtej horizontit nuk ka kufij
Vetëm një hap po më ndan nga ti
Dhe përtej horizontit nuk ka më kufij

Të lutem vetëm thuaj që mundem
Dhe unë e besoj
Të lutem vetëm thuaj që mundem
Dhe nuk ka asgjë t'më ndaloj

Canciones más vistas de